Problemi me paratë false po vazhdon t’i shqetësojë qytetarët dhe institucionet.
Monedha 2 euroshe është shkaktuar në problem të vazhdueshëm. Gjithashtu, në raportin 24 orësh të policisë është bërë e ditur se në një bankë një qytetar ka deponuar edhe 1 euro false.
Sipas raportit të policisë në rrugën “Ismail Qemaili” në Vushtrri, një zyrtare e bankës ka raportuar në polici se gjatë deponimit të pazarit ditor të një biznesi nga dëshmitari mashkull kosovar janë hasur 315 monedha nga 2 euro dhe 2 monedha nga 1 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme.
Ky nuk është rasti i vetëm. Edhe në Sheshin Adem Jashari në Lipjan një zyrtare e bankës ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara. Rasti duke u hetuar.