Në Kuranin Famëlartë dhe në hadithe përmenden disa lloje agjërimesh, ndër të cilat disa agjërime janë të obliguara, kurse disa të tjera jo e që quhen agjërime nafile.
-Agjërimet e obliguara
-Agjërimet e Ramazanit
-Agjërimet e zëvendësuara për ditët që nuk keni agjëruar dot gjatë Ramazanit
-Agjërimi për 3 ditë si shlyerje nëse shkel premtimin, në rast se nuk ke mundësi të ushqesh 10 të varfër ose t’u japësh veshmbathje.
-60 ditë agjërimi pandërprerë si shlyerje për vrasje pa dashje, në qoftë se nuk i plotëson dot kushtet e tjera të përcaktuara. Por, personi i tillë së pari duhet t’i nënshtrohet ligjit të vendit për t’u gjykuar për fajin e kryer.
-60 ditë agjërimi si shlyerje nëse e prish agjërimin me dashje duke kryer marrëdhëniet bashkëshortore.
-Agjërimi kur bën nijet për diçka të caktuar
-Agjërimi për Haxhin Temet’u ose për Haxhin Kiran
-Agjërimi si shlyerje nëse bën gjueti gjatë Ihramit
-Agjërimi si shlyerje nëse rruan kokën gjatë Ihramit
-60 ditë agjërimi pandërprerë si shlyerje për tentimin për t’u ndarë nga gruaja duke i thënë “nënë”, përpara se t’i ribashkohet (i referohet një zakoni arab para Islamit, të quajtur “dhihar”).
-Agjërimet nafile (jo të obliguara)
-6 ditë agjërimi të ditëve të muajit Sheval
-Agjërimi i ditës së Ashurasë, pra të datës 10 Muharrem
-Agjërimi sikur agjërimi i Profetit Davud a.s., pra të agjërosh për një kohë shumë të gjatë duke agjëruar një ditë dhe duke mos agjëruar ditën tjetër.
-Agjërimi i ditës së Arafatit
-Agjërimi gjatë datave 13, 14 dhe 15 të çdo muaji islamik
-Agjërimi në ditën e hënë dhe në të enjte
-Ditët kur nuk duhet të agjërosh
-Ka disa ditë kur agjërimi është i ndaluar ose është i papëlqyer. Për shembull, nuk është e pëlqyer të agjërosh posaqërisht ditën e shtunë ose ditën e premte, ose të agjërosh ditën e Nevruzit, duke ndjekur zakonin e persianëve të lashtë etj..
Nuk duhet të agjërosh çdo ditë gjatë gjithë jetës. Po kështu, nuk duhet të agjërosh ditën e Bajramit dhe në ditët e teshrikut, pra më 11, 12 dhe 13 të muajit Dhul-hixhe.