fbpx

“Pesë mijë euro” – Qetsori vë bast me Efin se shkon në finale

nga Revista Kosovarja

Qetsor Ferunaj dhe Efi Dhedhes kanë pasur një diskutim gjatë ditës së sotme (e premte).

Fituesi i Big Brother u shpreh i bindur se do të jetë finalisti i fundit i këtij edicioni VIP.

Megjithatë, ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk i beson kësaj gjëje dhe thotë se do të jetë ose Kristi ose Nita.

Ata madje kanë vënë një bast me njëri-tjetrin, ku Ferunaj u shpreh i gatshëm t’ia dhurojë Efit pesë mijë euro.

Ai tha se është i sigurt për këtë dhe se pritet që nesër (e shtunë) t’i kumtohet lajmi i madh.

Ndërkohë Qetsorit iu bë një rreng nga finalistët dhe gati ishte që të largohej nga shtëpia dhe të hiqte dorë nga gara.

Tre finalistët e këtij edicioni janë: Luiz Ejlli, Efi Dhedhes dhe Deamishel Hoxha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]