Seksi është një pjesë thelbësore e çdo marrëdhënieje, por shpesh gjatë aktit mund të ndodhin situata të papritura që dalin jashtë kontrollit. Mos u shqetësoni, sepse këto ndodhin më shpesh nga sa mendoni dhe nuk jeni vetëm në këtë përvojë.
Nëse partneri juaj nuk është gjithmonë i kujdesshëm, i sjellshëm apo i organizuar, kjo mund të reflektohet edhe në intimitet. Por ekzistojnë disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar jetën tuaj seksuale dhe për ta kthyer raportin intim në një eksperiencë të paharrueshme.
Ja cilat janë pesë rregullat që duhet të mbani parasysh:
Merrni drejtimin në dorë
Nëse partneri juaj preferon të qëndrojë te pozicionet klasike, si misionari, atëherë është koha që ju të bëheni pjesë aktive e aktit. Ndryshoni pozicionet, eksperimentoni dhe udhëhiqni lojën.
Kjo do t’i japë energji të re marrëdhënies dhe partneri do të motivohet të marrë më shumë iniciativë.
Mos nxito, shijo çdo momentin
Shpesh të ngathëtit priren të jenë edhe të nxituar. Kujtojuni se seksi nuk ka të bëjë vetëm me arritjen e orgazmës, por me gjithë përjetimin e momentit.
Përkëdheljet, seksi oral dhe lojërat si 69 janë mënyra perfekte për ta shijuar më shumë para-lojën dhe për ta bërë aktin më të plotë.
Transformoni seksin në lojë
Seksi është gjithashtu argëtim dhe mirëkuptim. Eksperimentoni me lojëra me role, kostume apo lodra erotike për të sjellë energji të re në dhomën e gjumit dhe për të krijuar një lidhje më të fortë me partnerin.
Shtoni një pasqyrë në dhomë
Një detaj i vogël, por shumë efektiv. Vendosja e një pasqyre përballë shtratit mund ta bëjë aktin edhe më emocionues. Partneri nuk do t’i rezistojë tundimit për të parë veten dhe do të përpiqet të përmirësojë performancën e tij.
Komunikoni me kujdes dhe sinqeritet
Flisni për dëshirat dhe pritshmëritë tuaja pa e bërë partnerin të ndihet në faj. Tregoni që doni të eksploroni gjëra të reja së bashku. Ky komunikim i hapur do të ndihmojë që të ndërtoni një marrëdhënie më të fortë dhe më të kënaqshme në shtrat.