fbpx

Pesë të vdekur nga përmbytjet në rajonin e Toskanës të Italisë

nga Revista Kosovarja

Pesë persona kanë mbetur të vdekur nga vërshimet e shiut të rrëmbyeshëm në rajonin qendror italian të Toskanës, thanë autoritetet lokale të premten, ndërsa stuhia Ciaran vazhdoi të godasë Evropën Perëndimore.
Frika është e madhe se lumi Arno mund të dilte nga brigjet e tij në qytetin historik të Firences, por guvernatori toskan Eugenio Giani tha se pika e lartë e ujit kishte kaluar rreth orës 10:20 të mëngjesit pa ndonjë incident të madh.
Veç kësaj, Giani tha se shiu rrëmbeu makinat dhe i detyroi njerëzit të evakuoheshin nga katet e poshtme të ndërtesave.Një urë u shemb në afërsi të qytetit të Pistoia, duke vrarë dy persona. Një tjetër person ka vdekur në qytetin Rosignano.

Dy viktimat e tjera ishin të moshuar që jetonin në qytetin e vogël Montemurlo, sipas mediave italiane.“Mbi 200 milimetra shi kanë rënë në tre orë”, tha Luigi D’Angelo, i cili drejton përpjekjet e shpëtimit të Mbrojtjes Civile, për televizionin Sky TG24, shkruan Reuters.
Qeveria pritet të shpall një gjendje të jashtëzakonshme e cila do të lejonte lëshimin e shpejtë të ndihmës për Toskanën.“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e thella në emrin tim dhe të qeverisë për viktimat”, tha kryeministrja Giorgia Meloni në një deklaratë.
Një tjetër person ishte zhdukur në rajonin verilindor të Venetos, citohet të ketë thënë guvernatori lokal nga Sky TG24.Alarmet e motit mbetën në fuqi në një numër rajonesh italiane, me disa shkolla të mbyllura, pas një jave në të cilën vendi është goditur nga erëra të forta dhe reshje të dendura shiu.
Stuhia Ciaran u nxit nga një rrymë e fuqishme që erdhi nga Atlantiku, duke lëshuar shi të dendur dhe erëra të furishme që tashmë kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Irlandën Veriore, pjesë të Britanisë, Belgjikës, Holandës dhe Francës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]