fbpx

Petë misri me presh

nga Revista Kosovarja

Po ju si e quani këtë gatim ?? Sepse ka shumë emra sipas zonave dhe përbërësve. Ky është varianti që Papare-s i pëlqen më shumë dhe ka përgatitur për ndjekësit e saj.

4 vezë
500 g kos
250 miell misri
2 presh
50 ml vaj ulliri
150 g djathë

Kaurdisim për disa minuta preshin e prerë në feta të holla me pak vaj ulliri në tigan. Shtojmë pak kripë dhe piper, pasi ul vëllimin e heqim nga nxehtësia. Ndërkohë rrahim në një tas të thellë vezët me kosin, vajin. Shtojmë djathin e thërmuar, preshin e zbutur , miellin e misrit dhe në fund pak pluhur fryrës. E vendosim në tavë të lyer me vaj dhe e pjekim për 50 minuta me 180 gradë. E shijojmë me kos, dhallë ose kefir

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]