fbpx

Petkoviq thotë se Serbia po e shqyrton kthimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë, përmend edhe rezolutën 12/44

nga Revista Kosovarja

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Ky veprim tha se do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Tensionet në pjesën veriore të Kosovës, ku më 18 dhjetor pritet të mbahen zgjedhjet lokale në katër komuna, janë në rritje.

Më 6 dhjetor atje ka pasur edhe incidente me armë zjarri, pasi grupe të qytetarëve serbë nuk lejuan Komisionin Qendror Zgjedhor të Kosovës të hynte në zyrat e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]