Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Petritsch: Thaçi të japë dorëheqje si Haradinaj më herët

nga Revista Kosovarja

Ish i Dërguari i Posaçëm i BE’së për rajonin, Wolfgang Petritsch, ka folur pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Hagës kundër presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, dhe disa të tjerëve.

Mbi artikull

Ai ka thënë se pas bërjes publike të kësaj aktakuze, Prishtina është një burim i madh i pasigurisë në rajon.

“Kosova aktualisht ka një qeveri shumë të dobët dhe ky është një problem shumë i madh”, ka thënë Petritsch, derisa ka shtuar se gjendja është komplet ndryshe në Beograd pas zgjedhjeve të fundit atje ku Vuçiq ka fituar më shumë se 50 % të votave.

Sipas tij, aktakuza ndaj Thaçit e ka dobësuar edhe më shumë qeverinë, meqë sipas tij qeveria Hoti ishte krijuar edhe me përkrahjen e partisë që Thaçi dikur kishte qeverisur..

Moneytizer Paragrafi 4

Petritsch thotë se pas gjithë kësaj situate të krijuar do të ketë zgjedhje në Kosovë, herët apo vonë.

Ai tutje ka potencuar se personalisht ka mbrojtur krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e kryera përgjatë viteve 1998-2000, derisa shton se Thaçi duhet të ndjek shembullin e mëparshëm të Ramush Haradinajt, dhe të japë dorëheqjen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]