fbpx

Pfeifer dhe Jashari flasin për mundësinë e bashkëpunimit mes ushtrive të Kosovës dhe Gjermanisë

nga Revista Kosovarja

Gjeneral Brigade Andreas Pfeifer, Drejtor i Operacioneve të Bundeswehr-it Gjerman në Komandën e Operacioneve të Forcave të Përbashkëta është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Gjeneral Brigade Andreas Pfeifer, drejtor i Operacioneve në Komandën e Operacioneve të Forcave të Përbashkëta të Bundeswehr-it gjerman, i cili është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

FSK njofton se Gjeneral Jashari e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Bundeswehri për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

“Gjithashtu Gjeneral Jashari diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor. Kurse Gjenerali Pfeifer e përgëzoi Gjeneral Jasharin për vizionin e tij në udhëheqjen e FSK-së dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera shtohet se në fund të dy gjeneralët diskutuan për aktivitetet e përbashkëta dhe mundësitë e tjera të thellimit të bashkëpunimit në mes të dy forcave të armatosura në interes të ruajtjes së paqes dhe sigurisë dhe rritjes së ndërveprueshmërisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]