fbpx

“Phu t’q*fsha tradhtarin e nanës”, eskalon dikush nga deputetët në Kuvend

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme plenare ka nisur raportimin para deputetëve të Kuvendit për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajtur më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

E gjatë seancës ka pasur replika e kundërreplika lidhur me procesin e dialogut.

Në një moment dikush është dëgjuar duke sharë me nënë Kurtin.

“Phu t’q*fsha tradhtarin e nanës” dëgjohet duke thënë një nga deputetët,pasi kryetari i PDK-së përfundoi fjalën e tij në foltore.

E sipas zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, bëhet fjalë për Kujtim Shalën e LDK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]