fbpx

Pikturat 350-vjeçare gjenden në kosh mbeturinash në Gjermani

nga Revista Kosovarja

Një burrë gjeti dy piktura të çmuara vaji 350-vjeçare në koshin e mbeturinave të një parkimi autostrade në Gjermani.

”Burri gjeti veprat e artit në një zonë pushimi në autostradën A7, afër Nurembergut në Gjermaninë Jugore”, deklaroi policia.

Burri më pas vendosi i pikturat në makinën e tij dhe i çoi në policinë e Këlnit.

“Vlerësimet e hershme nga një ekspert tregojnë se të dy punimet mund të jenë origjinale”, thanë hetuesit.

Një nga pikturat mund të jetë ”Portrait of a young boy” nga Samuel van Hoogstraten, një piktor holandez i shekullit të 17-të, i cili ishte nxënës i Rembrandt.

Tjetra është ndoshta “Self-portrait of the artist as Laughter” nga artisti italian i shekullit XVII, Pietro Bellotti.

Autoritetet tani po përpiqen të zgjidhin enigmën artistike.

Policia postoi foto të pikturave në internet me pyetjen shoqëruese “Kush i njeh pikturat dhe/ose si përfunduan ato në koshat e mbeturinave?”./ atsh

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]