Disa persona të maskuar sulmuan një makinë me armë zjarri në Essen të Gjermanisë dhe plagosën rëndë shoferin, një maqedonas verior 43-vjeçar. Pasagjeri i tij 28 vjeçar nga Kosova gjithashtu u plagos lehtë, tha policia.
Autorët kishin goditur makinën dhe plagosën dy viktimat, të hënën në mbrëmje rreth orës 20:20, njoftojnë mediat gjermane.
Sipas policisë, vetura që u sulmua pati dëme të mëdha, xhamat e dritares ishin thyer. Autorët e maskuar më pas u larguan me një Porsche Cayenne të zezë drejt pyllit të qytetit.
Lidhur me rastin një 56-vjeçar gjerman u arrestua.
“Personi i arrestuar është ende në paraburgim dhe po merret në pyetje,” tha zëdhënësi i policisë të martën në mëngjes.
Motivet e ngjarjes janë akoma të panjohura.