fbpx

Plagoset me armë 36-vjeçari, identifikohet autori

nga Revista Kosovarja

Një 36-vjeçar u plagos me armë zjarri këtë mesditë në Shijak të Durrësit, mes një konflikti me një person tjetër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15. I plagosuri është 36-vjeçari me iniciale E.D., i cili sikurse raportohet, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Autori është identifikuar si 30 vjeç. Policia po kreh zonën për kapjen e tij.

Paraprakisht, thuhet se shkak i sherrit ishte një mosmarrëveshje e çastit, me motive të dobëta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]