fbpx

Plagoset një person te Santea në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Dardania të Prishtinës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet për ta identifikuar të dyshuarin.

Lexo Edhe:
OBSH përfundon hetimet në shpellat e lakuriqëve në Wuhan, del me dy teori për origjinën e Covid-19
“Sot rreth orës 12:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”,

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]