fbpx

Plagosje me armë zjarri në Kodër të Diellit në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë.

Policia dhe ekipet e ambulancës kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa i plagosuri është transferuar për në spital.

“Sot rreth orës 16:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, ka konfirmuar PK.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]