fbpx

Plas sherri, Noizy godet me grusht Kleviol Ahmetin i njohur si “Cllevio”

nga Revista Kosovarja

Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shikohet reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, duke e goditur fenomenin e rrjeteve sociale në vitet e fundit Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

E gjitha besohet se ka filluar teksa ky i fundit në rrjetet sociale ka provokuar situatën duke folur kundër anëtarit të OTR, dhe sot (e hënë) ka vendosur të shkojë edhe tek lokali i Noizyt në Durrës, ku paraprakisht ishte ‘live’ në rrjetet e tij sociale duke e paralajmëruar vizitën.

Por, duket që kjo nuk u prit mirë nga Noizy, i cili duket se gjithë këtë e pa si një provokim të situatës e cila duket se agravoi deri në atë pikë, ku edhe kishte një përleshje.

Në një video të publikuar shikohet Noizy duke e goditur me grusht Cllevion, por deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga asnjëra palë.

Vlen të theksohet se Kleviol Ahmeti, ishte në të kaluarën anëtar i The Bloody Alboz (TBA), i njohur me nofkën atëherë “Hudra”. Po ashtu, ai është mik shumë i mirë edhe me këngëtarin e njohur Arkimed Lushaj (Stresi).

Kujtojmë se ditë më parë Cllevio kishte publikuar një mesazh sipas tij nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që Cllevio po thoshte në rrjete sociale kundër tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]