fbpx

Plenkoviq: Kroacia do ta mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku rekomandohet që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e KiE-së.

Ai ka thënë se Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të rekomanduar anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar ai në platformën X.

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]