Johnny Depp i është rikthyer rolit të piratit legjendar, kapitenit Jack Sparrow për të përmbushur dëshirën e një djali 11-vjeçar të sëmurë.
Fansi i vogël i “Pirate of the Caribbean”, Kori, i është nënshtruar dy transplanteve të pasuksesshme të zemrës, por vendosi se nuk donte të përballej me kalvarin e një të treti.
Familja e tij, nga Derbyshire, nuk e dinë se sa kohë i mbetet vogëlushit për të jetuar.
Një nga dëshirat e fundit të Korit ishte të fliste me idhullin e tij, Kapiten Jack dhe aktori iu përgjigj. Depp u vesh si pirati dhe regjistroi një mesazh të veçantë për fansin e tij. “Të uroj shumë fat. Unë jam fansi yt numër një, kapiten Kori.”