fbpx

PM dhe Dagz realizojnë “live” në emision tatuazhin e njëjtë

nga Revista Kosovarja

Dj PM dhe Dj Dagz janë nga dyshet më të pëlqyera të momentit.

Dyshja artistike pas daljes nga shtëpia e Big Brother ku morën pjesë, u shpërblyen me një simpati të madhe nga publiku shqiptar.

Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë ata kishin dhënë një premtim për realizimin e një tatuazhi të njëjtë.

Së fundmi të ftuar në “Why not” me Roza Latin, dyshja teksa folën për angazhimet e momentit, përvojën në Big Brother dhe të dashurat e tyre realizuan live në emisionet tatuazhet.

“I’ts PM to the DAGZ now ( Janë PM dhe DAGZ tani)”, shkruhej në tatuazhin e dy DJ-ve, një shprehje të cilën ata e përdorin edhe në performancat dhe projektet e tyre të përbashkëta muzikore.

Ndryshe, pas daljes nga BBV dyshja kanë lansuar këngën “Hana” në bashkëpunim me këngëtaren, Fifi, që u prit mirë nga publiku dhe deri tani ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime në YouTube.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]