Dj Pm së fundmi ka realizuar një bisedë me ndjekësit e tij përmes InstaStory.
Fansat kanë pasur mundësinë të shtrojnë pyetje nga më të ndryshmet dhe morën menjëherë përgjigjet e Dj të njohur.
Shumë prej tyre lidheshin me blogeren Sarah dhe raportin e tyre si çift.
Një ndër ndjekësit e DJ-it ka shfrytëzuar momentin duke e pyetur atë mbi një gjë që merr shumë vëmendje.
Fjala është për faktin se përkundër që në lidhje, Sarah dhe PM nuk postojnë fotografi të shpeshta me njëri-tjetrin.
“Se e di ajo sa e dua pa foto hiq. Kështu që nuk ka nevojë me nxjerrë foto për me tregu sa e dua sepse prapë po them, ajo e di sa e dua unë”, është shprehur PM.
Ndërkohë, Sarah e ka ripostuar videon duke bashkangjitur një zemër dashurie dhe një emoji me sy të lotuar.