Sabri Fejzullahu sot konsiderohet legjendë e muzikës, po si u dashurua ai në këngën?
“E di se u dashurova qysh në bankat e shkollës fillore, kur edhe ia fillova të këndoj. Organizonim atëherë koncerte me rastin e ditës së shkollës dhe të festive të ndryshme.Më vonë, si nxënës i shkollës së mesme bashkë me një grup, shokë të mi këndonim dhe organizonim koncerte e mbrëmje vallëzimi në shtëpi të armatës, ku edhe rastësisht një natë më dëgjoi Severin Kajtazi, i cili më luti që një ditë të kthej tek ai në radio. Ishte ky gëzim i madh për mua”, thotë Sabri Fejzullahu, transmeton “Kosovarja”.
“Kam pasur edhe arsye të gëzohem ngase atëherë incizova këngën e parë dhe pastaj lindën edhe ditët që në mua zgjuan ambicie më të mëdha që t’i përkushtohem këngës edhe më me dashuri dhe të bëhem ky që jam sot”.