Në vendin bregdetar, tashmë të njohur – Mali i Robit, kryefjala është “KLAJDI RESORT”, vend që tërheqë si magnet pushuesit dhe jo pa arsye të forta.
Është vend i përsosur, magjik, ku qielli e deti duket se bëhen njësh për të dhuruar një peizazh si nga pikturat e mjeshtërve të mëdhenj.

Aty janë të gjitha: uji i kristaltë, pamja, luksi, komoditeti, shërbimi i klasit të parë, cilësia e ushqimit të mjeshtërve të kuzhinës.
Dhe, kudo e kah do, është vërtet mirë dhe kjo është ajo që i bënë njerëzit të rikthehen sërish, sërish…

Ky vend është i preferuar edhe për shumë persona VIP, të cilët zgjedhin që pushimet t’i kalojnë në “Klajdi Resort”.

Pamjet e mrekullueshme i gjeni në galerinë e fotove që po i sjellim në “Kosovare”, e ku konfirmohet thënia e famshme se pamjet e bukura flasin vetë, s’donë koment…

Megjithatë, vlen të përmenden dhe ca fakte, me pak fjalë, për këtë vend me shumë epitete e komplimente pozitive…

I hapur në vitin 1999 dhe i rikonstruktuar në vitin 2019, “Klajdi Resort” është një prej resorteve më të mëdha, ku ju mund të argëtoheni me shërbimet dhe ambientet e shumta.

Buzë Adriatikut, në plazhin e Malit të Robit, “Hotel Klajdi” ka në dispozicion të klientëve 160 dhoma, 3 bare, 2 restorante, 2 salla konferencash, pista “Klajdi” në det, pishina e jashtme, shisha lounge, parking i garantuar, kënd lodrash për fëmijë etj.

Hoteli ka një eksperiencë shumëvjeçare në tregun vendas dhe të huaj me bashkëpunime me agjenci të ndryshme turistike në tregjet: gjerman, anglez, norvegjez, izraelit, vendet Nordike, çek, bullgar, polak etj.
Ashtu si në çdo sektor të ekonomisë, edhe në Resortin “Klajdi Resort” pandemia pat ndikim gjatë sezonit veror 2020.

“Pasojat u ndjen në uljen e numrit të vizitorëve dhe në rënien e ofertave, por, me marrjen e masave të nevojshme nga ana e Resortit, arritëm ta kalonim me sukses këtë situatë të vështirë”, thonë drejtuesit e hotelit.

Ajo çfarë e bën “Resort Klajdin” të dallojë, është numri i madh i shërbimeve që ne ofrojmë për klientët tanë, si: pista Klajdi, zhvillimi i sporteve të ndryshme ujore, restoranti me eksperiencë shumëvjeçare, si dhe trajtimi me shumë profesionalitet i stafit tonë ndaj vizitorëve.
Dhe, ejani, na vizitoni e binduni! /Kosovarja



