fbpx

“Po më tërheq shumë”, vajza e re në “Për’puthen” ndan ‘çiftin’ Efi-Bruno?

nga Revista Kosovarja

Puntatën e sotme në ‘Për’Puthen’ u transmetua pjesa e tretë nga takimi mes Brunos dhe Efit, ku ata u dukën shumë të afërt, duke shkëmbyer puthje e përqafime! Madje, në një moment të gjithë menduam se do të putheshin, por kjo gjë nuk ndodhi!

Por, duket se puntata nuk vazhdoi kaq mirë për ta. Në studio u transmetua edhe një takim mes Brunos dhe një prej vajzave të reja, Anës.

Ajo kishte shfaqur dëshirë ta njihte por kuriozitet pati dhe Bruno.

Gjithashtu, ai i shprehu edhe pëlqimin, sa i përket pamjes së jashtme, tiparet aziatike, sytë e tërhequr, në fakt njësoj si Efi.

“Po më tërheq shumë”, i tha Bruno Anës, batutë që “e acaroi” Efin, që shprehi hapur edhe xhelozinë.

“Do ta shoh tani e tutje Brunon, se deri tani ka qenë i fokusuar tek unë”, tha ajo.

Ndaj, na mbetet të presim e të shohim nëse Ana, shënon “krisjen” e parë të një çifti që ishin shumë afër deklarimit për njëri-tjetrin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]