fbpx

Po mungon Leci, s’ka të qeshura

nga Revista Kosovarja

Ibrahim Krajkova-Leci, iku heret nga kjo botë duke lënë zbrazëtirë të madhe në familje, shoqëri dhe mes adhuruesve.

Skena e humorit humbi përgjithmonë figurën më karizmatike e unike, personazhin që në dukje ishte naiv, por që në përmbajtje ishte intelektual.

Me Lecin e qeshura nuk mungonte, e kishte formulën se si ti bënte njerëzit të argëtoheshin. Nata më e gjatë e vitit me humorin e tij te të “Treshi përsheshi”, bëhej më e shkurtë. E, vitet e fundit mungojnë humoristët e vërtet, koncepti dhe delli i njëmendt i humorit. Po shohim qaraveshje dhe fatkeqsisht ironi me mentalitetin tonë.

Mbrëmë, në natën e ndërrimit të moteve, populli nuk i kurseu kritikat për atë çfarë paraqiten televizionet tona. Konkurrenca nuk kishte ndikuar fare që televizionet të garonin më fortë për skemë më të pasur. Mbizotëronre varfëri në ide, koncept e paraqitje, shkruan “Kosovarja”.

Eh, sikur të ishte një Ibrahim Krajkova-Leci!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]