fbpx

Po raportohet se Rrahmani e Korencia do të largohen nga LVV-në, pritet zyrtarizimi me Pacollin

nga Revista Kosovarja

Eman Rrahmani e Visar Korenica deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë pjesë e kësaj partie.

Ata do të jenë bashkë me partinë e Behgjet Pacollit, AKR-në.

Siç ka mësuar Tëvë1, Lista për familje e kryesuar nga Rrahmani e Korencia të martën do të zyrtarizojnë koalicionin me Behegjet Pacollin, të martën para Kuvendit të Kosovës.

Koalicionin për televizionin e ka konfirmuar se do të ndodhë të martën edhe deputeti Korenica.

Dy deputetët që pritet të largohen nga Vetëvendosje, Korencia e Rrahmani kanë kundërshtuar votimin e Kodit Civil por kanë qenë kritikues ndaj pushtetit edhe për disa çështje tjera.

Indeksonline ka kontaktuar me deputetin Rrahmani, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]