fbpx

Po rikthehet ‘Big Brother’ por me një risi

nga Revista Kosovarja

‘Big Brother’ do të rikthehet sërish në “Top Channel”, por këtë herë më ndryshe se kurrë më parë.

Por këtë radhe ka një ndryshim, aspak te vogël… ata janë te gjithë PERSONAZHE VIP.

Ne udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Televizioni ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambientet ku do qëndrojnë të famshmit e ‘Big Brother Vip’ të edicionit të parë janë gati.

Big Brother Vip mbetet një nder Reality Shoë më të suksesshëm në botë, vjen në Shqipëri në formatin e tij më të fundit, pas suksesit të mëparshme, prodhuar nga TCh.

Big Brother i kthen njerëzit e zakonshëm në të jashtëzakonshëm. Kurse në Big Brother VIP njerëzit e famshëm kthehen në të zakonshëm. A e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh në mendjen e një VIP-i? A janë ata vërtet si gjithë të tjerët. Ju mund ta zbuloni këtë tani sepse Big Brother VIP i nxjerr të pasurit e te famshmit nga shtëpia e tyre e rehatshme dhe i fut ne shtëpinë më të famshme në botë – Shtëpinë e Big Brother.

Personazhe VIP do te përjetojnë përvojën e vërtetë. Të izoluar nga bota jashtë, ata do të jenë të ekspozuar para syve kureshtarë të shqiptareve 24 orë në 24 orë në 7 ditë të javës.

Kujdes… Big Brother po ju vëzhgon!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]