Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Po vdiste nga Koronavirusi, vajza i thotë lamtumirë nënës përmes telefonit Xing

nga Revista Kosovarja

Michelle Bennet nuk e mendonte se do të mund t’i thonte lamtumirë nënës së saj e cila ishte shtruar në spital në
Washington, prej koronavirusit.

Mbi artikull

Por një infermiere ia plotësoi dëshirën Michelles duke e telefonuar nga telefoni i saj privat dhe duke e lidhur me video live me nënën e saj. Rrëfimi i Michelle ka prekur edhe prezantuesen e CNN e cila është përlotur.

“Isha kaq e pashpresë që nuk mund të isha aty pranë nënës sime, t’i mbaja dorën, t’i përkëdhelja kokën, t’i thoja fjalët e fundit”, u shpreh Michelle duke treguar më pas veprimin e infermieres.

“E di sa e vështirë është për ta, të jenë në frontin e parë të luftës me këtë virus dhe të rrezikojnë jetën e tyre. Por ata kanë edhe  një ndjeshmëri shumë të madhe. Infermierja e trajtoi mamanë time sikur të ishte mamaja e saj”, tha Michelle.

Moneytizer Paragrafi 4

“Të dua shumë”, i tha ajo mamasë së saj nëpërmjet telefonit.

Pas një ore, nëna e saj ndërroi jetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]