fbpx

Po voziste veturën e prindërve, 12-vjeçari vdes pasi përplaset me kamionin

nga Revista Kosovarja

Një fëmijë 12 vjeç ka humbur jetën pasi një makinë që po drejtonte u përplas në Republikën e Irlandës.

Makina, e cila i përkiste prindërve të djalit, u përplas me një kamion pranë fshatit Adare, County Limerick, pak para orës 02:00 me orën lokale të së premtes, 11 shkurt.

Wiktor Chojecki, prindërit e të cilit mendohet se janë polakë, ishte vetëm dhe drejtonte makinën.

Shoferi i kamionit, një burrë rreth të 40-tave, nuk u plagos rëndë, por mësohet se është në gjendje shoku.

Policia irlandeze ka rrethuar vendin e ngjarjes për ekzaminim mjeko-ligjor.

Ata bëjnë apel që të dalin dëshmitarët apo shoferët me pamjet e kamerave në mënyrë që të përcaktohet shkaku i aksidentit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]