fbpx

Podujevë, i mituri postoi foto me armë zjarri – vepron policia

nga Revista Kosovarja

Hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot kanë sekuestruar dy armë zjarri dhe municion, në fshatin Lluga të Podujevës.

Operacioni policor është ndërmarrë nga ana e hetuesve, të cilët kanë identifikuar lokacionin dhe personin e mitur, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri, njofton policia.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar (familjar i të miturit) është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje”, përfundon njoftimi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]