fbpx

Pohon se i ka 50 vjet dhe duket kaq i ri, Shane Sterling tregon sekretin e dukjes rinore

nga Revista Kosovarja

Një mashkull i quajtur Shane Sterling ka habitur përdoruesit e TikTokut me një video në të cilën, pavarësisht se duket pothuajse dyfish më i ri, ai pretendon se është 50 vjeçar. Sekretin e rinisë së tij ia atribuoi një mënyre “të pazakontë” të të ushqyerit.

E ndërsa disa njerëz vendosin të plaken me dinjitet, individët iu nënshtrohen procedurave estetike ose përdorin kremra të ndryshëm dhe preparate të tjera për të ngadalësuar këtë proces.

Ky nuk është rasti me Shane Sterling, i cili ia atribuon pamjen e tij tepër rinore vetëm dietës së tij. Dhe jo çdo diete.

 

Përkatësisht, ai doli me një video në TikTok ku tregon se si duket në të pesëdhjetat, duke treguar se nuk ka ngrënë asnjë ushqim të gatuar për pesë vjet. Ky vendim – pohon ai – mund të jetë sekreti i rinisë së tij.

Mashkulli që vjen nga Teksasi ka shpjeguar se si ndaloi së ngrëni ushqime të tilla, si mishi, buka, vezët, tërshëra, patatet, vaji i farave, sheqeri, produktet e qumështit dhe drithërat.

Shane ha më së shumti fruta dhe perime të ndryshme dhe siç thotë ai, “për këtë ndihet dhe duket shumë më mirë”. Ai nxiti mosbesim te shumë përdorues dhe në njërën nga fotografitë e krahasoi pamjen e tij sot dhe 20 vite më parë.

Tutje ka treguar se mënyra e tij e të ushqyerit funksionon për të gjithë dhe se nuk do të funksionojë vetëm për “arsye psikologjike”.

“Kërkoni dietën e kulturave më jetëgjatë. Rreth 95-99 për qind e tyre janë vegane. Fisi Hunza bazohet kryesisht në fruta të papërpunuara”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]