fbpx

Polici kosovar dyshohet se vrau veten me një plumb

nga Revista Kosovarja

Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje sonte para stacionit policor në Ranillug.

Mësoeht se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar nga fshati Koretinë i Kamenicës.

I njëjti burim ka bërë të ditur se zyrtari policor dyshohet ta ketë vrarë veten me një plumb te shkallët e stacionit policor në Ranillug.

Gazeta Express ka kontaktuar zyrën për informim të Policisë në Gjilan por të njëjtit nuk kanë dhënë ende një përgjigje zyrtare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]