fbpx

Policia arreston dy persona për vrasjen e 26-vjeçarit në Pejë

nga Revista Kosovarja

Një përleshje ka ndodhur sot në Pejë, ku si pasojë një i ri ka mbetur i vdekur.

Sipas policisë një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot në orën 14:45 në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ku nga ky rast 26-vjecari E.M, ka marrë plagë nga mjeti i mbrehtë-thikë dhe si pasojë ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonl në Pejë.

Në lidhje me këtë rast policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, ku njëri prej tyre është lëënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Po ashtu bëhet e ditur se viktima e rastit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Kurse, dy të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, do të dërgon në ndalim prej 48 orëve.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Sot, më 20.01.2022, në ora 14:45, policia është njoftuar për një rast të përleshjes në mes disa personave që kishte ndodhur në rrugën ‘’Konferenca e Bujanit’ në Pejë.
Patrullat policore i janë përgjigjur menjëherë këtij njoftimi duke reaguar me të shpejtë në vendin e ngjarjes.

Nga informatat e siguruara është kuptuar se në këtë përleshje ishin përfshirë tre persona: E.M., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar) kishte marrë plagë (dyshohet nga një mjet i mbrehtë-thikë) dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Pejë.

Si pasojë e plagëve të marra, sipas mjekëve E.M., ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar të dyshuarin K.S., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar) i cili po ashtu ishte i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë që është i përfshirë në këtë rast: L.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]