fbpx

Policia arreston hajdutët, që vodhën ditarët e shkollës

nga Revista Kosovarja

Policia e rajonit të Prishtinës më saktë hetuesit e stacionit policor të Fushë- Kosovës kanë arrestuar sot tre persona lidhur me vjedhjen e ditarëve të shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina” në Bresje të Fushë-Kosovës.

Rasti është denoncuar në polici më 22.03.2021 nga zyrtarët e shkollës ku sipas tyre ishin vjedhur dhjetë ditarë.

Policia menjëherë pas denoncimit kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve.

Progresi i hetimit të rastit ka rezultuar sot me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë të implikuar në rastin në fjalë si dhe lokalizimin e vendndodhjes dhe gjetjen e ditarëve të vjedhur.

Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si edhe ato operativo-policore në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]