24
Dje rreth orës 18:30, në fshatin Mollopolc të Shtimes, policia e Ferizajt ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata.
Sipas Policisë, i arrestuari, A.M. (31 vjeç), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”, për të cilën ishte dënuar me një (1) vit burgim.
Pas përfundimit të procedurave policore, thuhet se ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.