fbpx

Policia arreston një 29-vjeçar, ishte në kërkim

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Ferizaj një person të moshës 29-vjeçare me inicialet N.A,

Sipas njoftimit të Policisë, ai i ishte kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 2 muaj.

“Mbrëmë, në ora 22:00 në rrugën “Dêshmorët e Kombit” në Ferizaj policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës N.A (M/K) i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 2 muaj. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]