Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia del me apel për emailet e rreme

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës sërish ka bërë apel te qytetarët që të mos bien pre e mashtrimit që po zhvillohet përmes disa e-mail të rreme, të kamufluara si ftesa për paraqitje në stacion policor.

Mbi artikull

Një apel të tillë, policia e kishte bërë edhe një javë më parë.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-mail-eve/informacioneve të tilla, ka filluar hetimet intensive, duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale” thuhet mes të tjerash në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]