Historia e martesës 10-vjeçare mes opinionistes Neda Balluku dhe Ogren Ballukut (vëllai i zv. Kryeministres Belinda Balluku) ka marrë fund. Lajmi që nisi si një thashethem nëpër portale, u konfirmua pak ditë më vonë, duke u finalizuar me depozitimin e kërkesës-padi civile për zgjidhjen e martesës në Gjykatë.
Lajmi mbi kërkesën për divorc të Nedës ndaj Ogrenit u bë publik me shpejtësi në media, duke marrë vëmendjen e publikut. Menjëherë pas këtij publikimi, opinionistes zgjodhi të fliste për herë të parë publikisht, duke hedhur dritë mbi dinamikën e marrëdhënies së tyre.
Në emisionin “Goca dhe Gra”, Neda konfirmoi se ishte ajo që kishte kërkuar ndarjen. Me lot në sy, ajo shpjegoi se marrëdhënia prej kohësh nuk ishte e shëndetshme, duke theksuar se kishte një krizë të gjatë dhe se ata prej kohësh jetonin të ndarë.
“E vërteta është që nuk është hera e parë që jam në këtë situatë… prej shumë vitesh tashmë marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Fëmijët e mi meritojnë të rriten të qetë dhe të lumtur,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se vendimi ishte i menduar gjatë dhe me fokus interesin e fëmijëve.
