Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia e konfirmon se ka bastisur shtëpinë e bosit të drogës në Pejë, jep detaje

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka konfirmuar për bastisjen e dy shtëpive të Princ Dobroshit, të njohur me nofkën “peshkaqeni”.

Mbi artikull

Në njoftimin e PK’së, thuhet se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës.

“Në këtë operacion policor kanë qenë të angazhuara njësite të ndryshme policore, të cilat kanë kryer kontrolle në dy lokacione, banesë dhe shtëpi banimi të personit të dyshuar (P. D.), i cili me datën 22/11/2023 ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë si i dyshuar për vepra penale të trafikimit me narkotikë në nivel ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të potencuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Burime tregojnë se ai është arrestuar para disa ditësh në Shqipëri.

I njëjti ishte prezantuar me identitet të rremë, si “Shkelqim Halitaj”.

Dobroshi ishte dënuar më herët për përfshirje në trafikun e drogës, gjegjësisht substancës narkotike heroinë./Insajderit

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/655779220095673?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]