fbpx

Policia e Kosovës furnizohet me 1 mijë jelekë taktikë për Njësitë Speciale, i kushtojnë gati 60 mijë Euro

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka nënshkruar kontratë për blerjen e 1 mijë jelekëve taktikë për Njësinë Speciale.

Për blerjen e këtyre jelekëve, Policia ka shpenzuar 59 mijë e 300 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në fillim ishin planifikuar të shpenzoheshin 66 mijë euro për këtë qëllim.

“Projekti ka të bëjë furnizim me jelekë taktikë për Njësinë Speciale”, thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikuar në e-Prokurim.

Furnizimin do ta kryej kompania “Sodex Group SH.P.K”.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]