fbpx

Policia e Kosovës: Jemi sulmuar me predhë nga Serbia

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka informuar popullin për granatën me të cilën janë sulmuar policët doganorë në pikën kufitare në Jarinjë.Ata kanë konfirmuar raportimet e KosovaPress dhe Periskopit për çështjen në fjalë.Policia ka deklaruar se nuk ka informacione për ndonjë të lënduar, derisa hetimet po vazhdojnë.

Ky do të ishte sulm i paprecedent ndaj institucioneve të Kosovës nga territori i Serbisë.Informacion zyrtar
Prishtinë, 17 tetor 2021

Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitarJarinje, sot në orët e pasditës, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontenjerë i cili sherben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS.Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë.Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar.Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjindet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menagjim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]