fbpx

Policia e Kosovës ka një thirrje për qytetarët

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar në trafik, gjatë lëvizjes së makinerive bujqësore.

Policia përmes një njoftimi ftoi që të respektohen rregullat e trafikut rrugor, të përdoret material reflektues dhe trekëndësh i sigurisë, të pastrohet dhe të zëvendësohet materiali reflektues.

Ndërsa, autoritetet ftuan që të mos drejtohet vetura nën ndikim të alkoolit, të mos qëndrohet në anësoret e mjeteve të punës, të mos përdoret telefoni gjatë drejtimit dhe të mos vozitet me lodhje.

“Shoqërohuni nga mjeti përcjellës, përdorni mjete reflektuese, shmangu nga trafiku i dendur dhe shmangni ngasjen në mot të lig”, thuhet në rekomandimet e Policisë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=580818120925117&set=a.213313677675565&type=3&ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]