fbpx

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

nga Revista Kosovarja

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë publike një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se personi në fjalë është i paraqitur në fotografi/video të cilat janë siguruar si prova në kuadër të hetimeve në zhvillim. Policia iu bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë autoritetet përmes numrit 192 apo përmes emailit: [email protected].

Policia thekson rëndësinë e bashkëpunimit qytetar në zbardhjen e rasteve penale dhe garanton ruajtjen e konfidencialitetit për të gjithë ata që ndihmojnë me informacion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]