fbpx

Policia e Mitrovicës me fushatë vetëdijësimi për ata që drejtojnë mjetet me fëmijë të ulur në prehër

nga Revista Kosovarja

Me qëllim të parandalimit dhe rritjes së masave të sigurisë në trafikun rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, është duke realizuar fushatë vetëdijësimi për drejtuesit e mjeteve.

Kjo siç thuhet në njoftim, referuar Ligjit të ri për Rregullat e Trafikut Rrugor dispozitat e të cilit parashohin gjoba për shoferët që drejtojnë mjetet me fëmijë të ulur në prehër.

”Me qëllim të sensibilizimit të shoferëve, në kuadër të kësaj fushate janë duke u shpërndarë fletushka me moton ”Mos rrezikoni fëmijët tuaj”.

Krahas shpërndarjes së fletushkave, policia në vazhdimësi po informon drejtuesit e mjeteve për pasojat dhe masat ndëshkimore që parashihen me dispozitat e Ligjit për Rregullat në Trafik, përkatësisht Neni 189.10.

”Dënohet për kundërvajtje shoferi i mjetit i cili gjatë drejtimit të mjetit mban të ulur në prehrin e tij në timon ndonjë person tjetër, me gjobë prej katërqind (400) euro, masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej gjashte (6) muaj, si dhe pesë (5) pikë negative”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]