fbpx

Policia e përzë aktoren e njohur nga salloni i bukurisë

nga Revista Kosovarja

Priyanka Chopra thuhet se nuk u përmbajt ndaj rregullave të COVID-19.

Priyanka Chopra thuhet se nuk iu përmbajt rregullave të izolimit në Mbretërisë së Bashkuar ndërsa vizitonte një sallon në Londër, shkruan Wion.

Mbretëria e Bashkuar është nën izolim total deri në mes të shkurtit për të ndaluar përhapjen e variantit të ri të COVID-19 pasi që vendi ka parë një rritje alarmante të rasteve në javët e fundit.

Sipas rregullave të bllokimit, ‘shërbimet e kujdesit personal’, përfshirë sallonet, duhet të qëndrojnë të mbyllura.

Raportet e medias deklarojnë se Priyanka arriti në sallon me nënën e saj, Dr Madhu Chopra dhe qenin Diana rreth orës 4.55 pasdite.

Stilisti i famshëm Josh Wood ishte atje duke i pritur, kur policia u lajmërua menjëherë për shkeljen më pas policia i dha një kujtesë verbale pronarit por nuk u vendos asnjë gjobë.

Priyanka erdhi në Londër para mbylljes për të xhiruar për ‘Text For You’ dhe që prej asaj kohe ka qëndruar në qytet me burrin Nick Jonas.

‘Text For You’ përfshin Sam Heughan, Celine Dion dhe Russell Tovey teksa edhe Nick Jonas ka një paraqitje, këngëtari tashmë ka filmuar pjesën e tij në dhjetor./

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]