fbpx

Policia e Shtetit jep detaje për sigurimin e ndeshjes Shqipëri–Serbi

nga Revista Kosovarja

Policia e Shtetit shqiptar është angazhuar maksimalisht për të zbatuar planin që garanton rend dhe siguri, me rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Duke publikuar dhjetëra fotografi nga njësite të shumta të policisë anekënd Tiranës, Policia e Shtetit thotë se është angazhuar para, gjatë dhe pas ndeshjes.

“Strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara maksimalisht në zbatim të Planit të Masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri – Serbi”, deklaroi Policia.

Kujtojmë se ndeshja e sotme që po zhvillohet në Tiranë është shoqëruar me masa të rrepta sigurie, për shkak të frikës nga eskalimi i situatës nga ana e tifozëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]