fbpx

Policia gjen armë dhe para në lokalin ilegal të kosovarit në Zvicër

nga Revista Kosovarja

Operatori i dyshuar i këtij lokali, një kosovar 34-vjeçar ndodhej gjithashtu në vendin ku u zhvillua inspektimi

Në Oensingen të Zvicrës, policia e kantonit të Solothurnit ka kontrolluar një pronë të premten në mbrëmje nën dyshimin se aty zhvillohen lojëra të paligjshme të fatit. Ajo ka kapur me këtë rast disa njerëz duke luajtur bixhoz si dhe ka konfiskuar para dhe gjësende të vjedhura, shkruan Aaagauer Zeitung.

Gjatë inspektimit, janë sekuestruar disa dhjetëra mijë franga si dhe një armë dhe pasuri të dyshuara me prejardhje kriminale, transmeton albinfo.ch. Janë kontrolluar të gjithë njerëzit e pranishëm.

Ata do të raportoheni për shkak të shkeljeve të ndryshme në fushën e ligjit ekonomik dhe të punës dhe mosrespektimit të udhëzimeve rreth pandemisë.

Operatori i dyshuar i këtij lokali, një kosovar 34-vjeçar ndodhej gjithashtu në vendin ku u zhvillua inspektimi dhe po ashtu është raportuar.

Policia, në këtë aksion të saj është mbështur nga punonjësit e zyrës së prokurorit publik në Kantonin e Solothurnit dhe Komisioni Federal i lojërave të fatit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]