fbpx

Policia jep detaje lidhur me sulmin që tronditi Ferizajn

nga Revista Kosovarja

Vendi u trondit dje, pasi katër persona u therën me thikë në Ferizaj, pasdite.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës në raportin 24-të orësh ka dhënë detaje lidhur me sulmin që ndodhi dje.

Policia ka thënë se është arrestuar një person pasi që ai dyshohet se në se ne tri lokacione të ndryshme në Ferizaj kishte sulmuar (therur me mjet të mprehtë –thikë) dy femra kosovare dhe dy meshkuj njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas kosovar.

Më tej është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]