fbpx

Policia jep detaje për foshnjën që u gjet e vdekur pranë mbeturinave në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një foshnje e porsalindur është gjetur e vdekur në një qese mbeturinash e lënë në afërsi të një deponie të mbeturinave në rrugën “Qëndresa”.

Nga policia ka thënë se foshnja është gjetur e pajetë dhe është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha se Policia është lajmëruar sot rreth orës 11:00 për rastin.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë. Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete. Përderisa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen.”, ka thënë Borovci për Express.

Borovci ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, duke kërkuar që çdo person që ka informacione në lidhje me rastin të njoftojë Policinë e Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]