Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia jep detaje për humbjen e jetës së dy minatorëve

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me dy minatorët që humbën jetën dje në minierën e Artanës si pasojë e shembjes së dheut.

Mbi artikull

Policia ka njoftuar se rreth orës 00:30 trupat e pa jetë të dy minatorëve janë nxjerrë nga rrënojat e minierës.

“Raportohet se në vendin e punës kanë humbur jetën dy minatorë meshkuj kosovarë, si pasoj e shembjës së dheut. Njësitet përkatëse janë duke punuar në drejtim të nxjerrjes së trupave të pa jetë. Rreth orës 00:30 trupat e pa jetë janë nxjerrë nga rrënojat e minierës me ndihmën e FSK-së, Policisë dhe Minatorëve”, thuhet në raportin e Policisë.

Për shkak të shembjes së një guri të madh, ekipi i kërkim-shpëtimit e pati shumë të vështirë nxjerrjen e trupave të pajetë.

Moneytizer Paragrafi 4

Prandaj, është dashur një operacion prej 14 orësh ku kanë qenë të përfshirë edhe ekipet e specializuara të FSK-së, Zjarrfikësve të Kosovës dhe KEK-ut.

“Duke i falënderua djemtë tanë të FSK-së, për mundin e paparë për ta thyer shkëmbin, si dhe ekipin e Mjekësisë Ligjore, trupat e dy minatorëve, u nxorën nga miniera”, ka shkruar në Facebook, Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]