Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje që ka ndodhur në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më datën 10 maj 2025, rreth orës 14:30 në një dyqan elektronikash në lagjen “Ulpiana”, ku i dyshuari ka marrë disa pajisje teknologjike me vlerë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa paguar.
Pamjet nga kamerat e sigurisë janë duke u analizuar nga njësitet hetimore, ndërsa qytetarët që kanë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në identifikimin e personit të paraqitur në foto, luten që të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin emergjent 192, përmes faqes zyrtare në Facebook, ose në cilindo stacion policor më të afërt.